Kukës e Mirditë, zjarret më të mëdha/ Në aksion ende helikopteri holandez

19/08/2021 12:16

Zjarret mbete ende problematike nga veriu në jug.

Vatra që shuhen, por edhe flakë që riaktivizohen sërish për shkak të erës. Buletini i mëngjesit nga Ministria e Mbrojtjes bën me dije se i vështirë është operacioni në Thirrë të Mirditës, pasi në zonë ka shumë tym dhe erë të fortë, por drejtimi i flakëve për momentin nuk rrezikon fshatra apo tunelin e Kalimashit.

Në Kukës, maja e Rrunës vazhdon të digjet prej 15 ditësh dhe flakët janë në drejtim të fshatit Shëmri.

Në zonë po punon helikopteri holandez Nuk paraqet rrezik zjarri në katund të vjetër, fshatrat Munellë dhe Domgjon.

Drejt fikjes është zjarri në Patalej të Lezhës. Me flakët po luftohet dhe në Pukë, në Fushë Kumullisee e Qershizë.

Fuzhë Arrëz, ku vatra në fshatin Kryezi është izoluar. Flakët vijojnë edhe në në malin e Rrajcës në Selishtë të Dibrës.

Top Channel