EMRI/ 41 vjeçari i dehur shkon në shtëpinë e vjehrrit dhe tenton të vrasë gruan e familjarët e saj

19/08/2021 08:50

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Krujë. Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten dhe familjarët e saj.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marjes së njoftimit se fshatin Bruz Zall, Krujë, një shtetas po kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe familjarët e saj, menjëherë kanë mbërritur në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes profesionale, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë, të shtetasit Arben Hoxha, 41 vjeç, banues në fshatin Rranze, Krujë”, njofton policia.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij në fshatin Bruz Zall, Krujë, ku ndodhej dhe bashkëshortja e tij (e cila ishte pajisur me urdhër-mbrojtje).

Arben Hoxha, në gjendje të dehur i ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë, duke qëlluar në ajër dhe drejtime të ndryshme, duke rrezikuar jetën e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, 1 krëhër dhe 4 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Kanosje serioze për jetën”, “”Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”.

Top Channel