Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë njoftoi se është arritur të realizohet me sukses evakuimi nga Afganistani i katër shtetasve kosovarë me të cilët ka qenë në kontakt të drejtpërdrejt dhe i ka ofruar ndihmë që as përshkallëzimit të situates.
Ne deklaratën për shtyp, theksohet se kjo ministri është angazhuar maksimalisht për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim largimin sa më të shpejtë nga vendi i trazuar. Ajo vazhdon të mbajë hapur linjën telefonike emergjente dhe është në dispozicion për t`i ofruar ndihmë të gjitha rasteve të reja që mund të paraqiten. Evakuimi nga Kabuli po dëshmohet një mision më i vështirë nga sa u mendua fillimisht.
Zyrtarë amerikanë thanë se talebanët po shkelin premtimet se SHBA-ja po u bën presion të lejojnë largimet përmes aeroportit në Kabul. Më herët nga pamjet e videove të publikuara u shfaqen disa militantë në kryeqytet duke fshikulluar njerëzit që po përpiqeshin të arrinin në aeroport, ndërsa u dëgjuan edhe të shtëna me armë.
Gjatë rrëmujave një ditë më parë u plagosën 17 persona i tha agjencisë Reuters një zyrtar i sigurisë i NATO-s. Një avion i dërguar nga Holanda në kryeqytetin afgan u detyrua të nisej pa asnjë pasagjer në bord mbrëmjen e së martës mes skenave kaotike në aeroport, megjithatë të mërkurën u arrit të evakuoheshin 35 holandezë dhe 20 shtetas të tjerë të huaj.
Top Channel