Kërkonin flori në kishë/ Hapet gropa në dysheme në Vodicë të Kolonjës

19/08/2021 13:14

Ethet e arit i kanë zënë papritur disa persona në fshatin Vodicë në Kolonjës. Ata sic raportohet kanë gërmuar dyshemenë e kishës së fshatit duke shkatërruar pagëzoren.

Gropa 6 metra e thellë është hapur në kishën e Shën Mërisë duke lënë pa fjalë besimtarët ndërsa policia ende po heton për arsyen. Banorët thonë se ekzistenca e arit është një legjendë urbane.

Kjo nuk është hera e parë që dhunohen objektet e kultit në Ersekë. Sipas informacioneve nga policia, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA