Këngëtarja, arkitektja dhe deputetja e njohur, Eliza Hoxha ka humbur babanë e saj ditën e sotme.

Shefqet Hoxha u nda nga jeta dhe lajmin e ka dhënë vëllai i Elizës, Fatos Hoxha, përmes një fotografie të babait të tyre të ndjerë.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me datë 19.08.2021 ndërroi jetë Babai, Gjyshi dhe i dashuri ynë Shefqet Hoxha. Njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë dashamirët se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e Prishtinës në Arbëri (Dragodan) me ikindi në ora 16:30”
, ka shkruar Fatos Hoxha në Facebook.

Eliza ka treguar në disa intervista se frymëzimin për t’u marrë me muzikë e kishte marrë nga babai i saj.

Ai ka qenë kompozitor dhe tekstshkrues i shumë këngëve të saj kur ishte fëmijë, ndërsa ajo sapo kishte nisur rrugëtimin në muzikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA