Energjia blihet 3 herë më shtrenjtë/ OSHEE po përkeqëson financat, më shumë para, më pak energji

19/08/2021 19:32

“Thatësira” e sezonit veror ka “tronditur” tregun e energjisë elektrike.

OSHEE për të furnizuar konsumatorët gjatë muajit gusht ka blerë në treg me çmime rekord energjinë ku shifra më e lartë është ajo e 149 eurove MW/h.

Të dhënat tregojnë se gjatë muajit korrik dhe gusht OSHEE bleu energji me çmime mesatare shumë më të larta se në 2019 dhe 2020-ën. Këto dy muaj kompania energjetike ka shpenzuar rreth 13 mln euro për të blerë energji, që vjen me kosto të shtuara nga viti i kaluar.

OSHEE prononcohet se kjo rritje vjen si pasojë e bursës hungareze që ka rritur me 106% çmimet për rajonin dhe kostove të shtuara të transmetimit. Eksperti Lorenc Gordani rendit dhe disa shkaqe të tjera:

Në vijimësi me ato që janë politikat evropiane të dekarbonizimit dhe tranzicionit energjetik të një ekonomie të gjelbër që sjellin kosto të shtuara në këtë drejtim. Kemi dhe kosto të shtuar me faktin e rivatilizimit të ekonomisë dhe rritjen e çmimeve të lëndëve të para përfshirë edhe me atë që është gazi natyror, që i bashkëngjitet thatësirës që ka prekur të gjithë hemisferën veriore dhe kontinentin evropian. Është reflektuar me çmime të larta në të gjithë bursat evropiane dhe sidomos në rajonin tonë që është më pak i ndërlidhur”.

Nëse do të ishte bërë aktive bursa jonë Alpex, e cila po zvarritet sepse asnjë operator nuk po plotëson kriteret e vendosura nga qeveria shqiptare, çmimet marramendëse mund të ishin shmangur:
Do ishin më të mundshme ose më të volitshme nëse do kishim parë realizimin e plotë të asaj që është bursa energjetike dhe do të evitoheshin ato format e ndërmjetësimit dhe do sillnin opsione më të shumta furnizimi, konkurrencë dhe çmime më të ulëta”.

Vitin e kaluar, OSHEE për këtë periudhë ka shpenzuar 60 mln euro për të blerë sasi shumë më të mëdha energjie. Ndërsa ¼ e kësaj sasie, këtë vit është blerë me gjysmën e buxhetit të 2020-ës. Blerja e energjisë në këto nivele do të thotë që kompania mund të përkeqësojë bilancin e saj në fund të vitit dhe të ndikojë negativisht në performancën e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA