Policia e Tiranës kanë bërë të mundur arrestimin e një personi të dënuar më 6 vite burg për veprën penale ‘Mashtrimi’. Mësohet se i arrestuari është Hasan Sina, 59 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhrit për shtetasin Hasan Sina, 59 vjeç, ( i kapur në Shkozë, nga Forca Operacionale e DVP Tiranë) pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 6 vite burg, për vepren penale “Mashtrimi””, njofton policia.
Po ashtu në pranga kanë rënë edhe dy persona që pas kontrollit nga forcat operacionale “Shqiponja” u është gjetur dhe sekuestruar kokainë.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. Th., 23 vjeç, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë;
A.D., 34 vjeç, pasi në Rrugën e Dajtit, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, i cili tentoi ta hidhte në tokë”, bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel