Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin
Një 27-vjeçar i identifikuar si Arsen Ziko është arrestuar nga policia në Skrapar pasi dyshohet për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Ndërsa kryetari i fshatit Gradec është proceduar penalisht për shpërdorim detyre.
“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan shtetasin Arsen Ziko, 27 vjeç, banues në fshatin Gradec, Skrapar, i dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.G., me detyrë Kryetar i fshatit Gradec pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorim detyre””, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel