Emrat/ Kundërshtuan efektivët e Forcës “Shqiponja”, arrestohen 3 persona në Elbasan. Vihet në pranga edhe 30-vjeçari i shpallur në kërkim

19/08/2021 14:55
Ilustrim

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë sepse kundërshtuan punonjësit e policisë në Elbasan.

Ata janë identifikuar si Zmain Menko 25 vjeç,  Nertil Zani 27 vjeç, dhe Kristi Dragoti 23 vjeç pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në pedonalen e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të një aktiviteti festiv kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndër të tjera, është arrestuar 30-vjeçari Edison Kacaniku i shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë ” Arrest me burg”, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, ” Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

“Më datë 16.07.2020, Forca e Posaçme “Shqiponja”, e  DVP Elbasan,  në lagjen “28  Nëntori”, Elbasan, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Edison Kaçaniku  dhe pasagjer shtetasin J. Xh.( i cili është arrestuar më parë). Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por janë larguar me shpejtësi dhe në ecje e sipër kanë hedhur nga dritarja e mjetit të tyre një send të fortë duke e dëmtuar mjetin e Policisë. Në tentativë për t’u larguar kanë hedhur në rrugë dhe një armë zjarri pistoletë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA