Durrës/ Arrestohen katër persona, dy prej tyre të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale

19/08/2021 14:31
Foto ilustruese

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale.

Dy prej tyre ishin të shpallur në kërkim, njëri për kultivim të lëndëve narkotike dhe tjetri për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor e largim nga vendi i aksidentit. Për të dy ishte dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.

“Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave në kërkim dhe vënien  e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin B. D., 31 vjeç, banues në fshatin Cudhi, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”;

Gjithashtu u ndalua shtetasi A. Xh., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”” – thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, një 25-vjecar i identifikuar me inicialet E.S., banues në Durrës, u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, me të cilën qarkullonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike cannabis sativa si dhe një tabelë për ndalim qarkullimi, e cila përdoret nga Policia.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë edhe F. E., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA