Brazil, shkon mbi 570 mijë numri i viktimave nga Covid-19

19/08/2021 02:44

Në Brazil numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 ka shkuar mbi 570 mijë.

Për sa i përket vdekjeve nga COVID-19, Brazili renditet e dyta në botë pas SHBA-së. Bilanci i viktimave në Brazil ka arritur në 570.598, me 1.106 vdekje të tjera të regjistruara gjatë ditës së fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të këtij vendi, numri i rasteve me COVID-19 po ashtu ka arritur në 20.416.183, me 37.613 raste të reja të regjistrura në 24 orët e fundit.

Qendra e tregtisë së Brazilit, rajoni Sao Paulo, me 4.179.148 raste dhe 143.135 vdekje nga COVID-19, është rajoni më i prekur nga pandemia në vend.

Top Channel