Bie nga kati katërt dhe ndërron jetë, policia: E moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor

19/08/2021 12:38
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në kryeqytet.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një 83-vjeçare ka rënë nga lartësia e katit të katërt dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Më tej në njoftim thuhet se, e moshuar vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Më datë 18.08.2021, në rrugën “Idriz Dollaku”, ka rënë nga lartësia e katit të katërt, shtetasja Xh. B., 83 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera rezulton se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel