Arrestohet 17-vjeçari në Shkodër, u kap me pistoletë me fishekë luftarakë nga policia

19/08/2021 09:54
Ilustruese

Një 17-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri me vete është arrestuar nga policia në Shkodër.

I riu i identifikuar me inicialet A.K., banues në lagjen “Kongresi i Permetit”, Shkodër, u kap nga shërbimet e policisë dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë me fishekë luftarak.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditen e  verimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacionit të marrë në rrugë operative se një  i mitur qarkullonte me armë zjarri me vete, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Permetit”, Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje.”

Top Channel