Afganët do të strehohen përkohësisht te Qytet Studenti, godinat do jenë gati për vitin e ri akademik

19/08/2021 12:15

Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo raportoi nga Qytet Studenti se qytetarët afganë nuk kanë mbërritur ende në Shqipëri, por godinat për pritjen e tyre janë bërë gati.

Tashmë studentët, të cilët ishin lajmëruar më herët për largimin nga godinat, janë strehuar në disa godina të tjera.

Lajmi i mirë për studentët është fakti se godinat do të jenë gati për të pritur studentët në vitin e ri akademik, ndërsa strehimi i shtetasve afganë aty do të jetë i përkohshëm.

Top Channel