Ukraina zyrtarizon pasuesin e Shevchenkos, debuton në shtator

18/08/2021 20:46

Oleksandr Petrakov, 64 vjeç, është emëruar trajner i Ukrainës për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2022 pas përfundimit të kontratës së Andriy Shevchenkos.

Ish-sulmuesi legjendar i Milanit e drejtori ekipin kombëtar për pesë vjet, duke e çuar atë deri në çerekfinalet e Euro 2020 dhe u largua, siç ishte planifikuar, në fund të kontratës, në fillim të gushtit.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, Petrakov ka udhëhequr ekipe të ndryshme të të rinjve të Ukrainës dhe në vitin 2019 fitoi Kupën e Botës për 20-vjeçarët.

Petrakov do të bëjë debutimin në stolin e Ukrainës në Kazakistan, më 1 shtator, para se të presë fituesit në fuqi të Kupës së Botës, francezët, në Kiev, tri ditë më vonë. Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, Andriy Pavelko, por mendonte të emëronte Sergei Rebrov si pasues të Shevchenkos, por ish-trajneri i Dynamos së Kievit dhe Ferencvarosit është bashkuar ndërkohë me klubin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Ain.

Top Channel