Trajneri i Dortmundit, Rose: Haaland mund të qëndrojë gjatë te ne

18/08/2021 13:19

Erling Haaland, talenti norvegjez i Borussias së Dortmundit sipas të gjitha gjasave nuk do të ndryshojë skuadër këtë verë, por pas një vitit mund të shfrytëzojë klauzolën që k në kontratë, për t’u larguar për 70 milionë euro.

Sigurisht që këtë shumë do të ishin të gatshme ta paguanin shumë klube të mëdha në Europë.

Përtej raportimeve ta zakonshme në medie për 21-vjeçarin, trajneri i verdhezinjve, Marco Rose, ka bindjen se do ta ketë nën urdhrat e tij sulmuesin gjigant edhe pas përfundimit të sezonit që sapo ka nisur.

“Ai ka një kontratë afatgjatë me ne. Fakti që po flitet shumë për largimin e e tij nga Dortmundi verën e ardhshme nuk do të thotë se kjo do të ndodhë me siguri. Do të ishte jonormale që klubet e mëdha të mos interesoheshin për zhvillimet e mëtejshme sa i përket Haalandit. Çdo gjë tjetër do të më surprizonte,” – tha Rose,

Erling Haaland ka kontratë me Drtmundin deri në vitin 2024 dhe Rose ka shpresë së pika kyçe e sulmit do të qëndrojë gjatë në “Signal Iduna Park”.

“Nëse shkruajmë një histori të jashtëzakonshme gjatë këtij sezoni, situata mund të jetë ndryshe, pra në favorin tonë. Unë jam shumë i qetë.”

Për Haaland ka shfaqur interes të veçantë Chelsea dhe Reali i Madridit, por blutë e Londrës, falë rezistencës së Dortmundit, blenë për 115 milionë euro Lukakun, ndërsa “Los Blancos” ende shpresojnë në afrimin e Mbappesë, që nuk po pranon zgjatjen e kontratës me PSG-në./SuperSport/

Top Channel