Radhë e gjatë mjetesh në Kapshticë, pala greke punon vetëm me një sportel

18/08/2021 22:05

Radhë e gjatë mjetesh janë krijuar në doganën greke në pikën kufitarë të Kapshticës është krijuar ditën e sotme.

Prej më shumë se 2 orësh, drejtuesit dhe pasagjerët kanë pritur në radhë për të kaluar palën greke.

Shkak është bërë puna vetëm me një sportel.

Situata nuk konsiderohet normale nga udhëtarët për shkak të temperaturave të larta. Nga pala shqiptare po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.

Top Channel