Qytetarët kosovarë do të përballen me rregulla të reja anticovid nga 20 gushti, pas rritjes së frikshme të numrit të të infektuarve.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka konfirmuar se nga data 20 gusht do të mbyllen klubet e natës dhe do të ndalohen dasmat apo fejesat, ndërsa nuk do të lejohet që asnjë person të futet në ambientet e mbyllura apo në transportin publik pa maskë.
Pas mbledhjes së qeverisë, në konferencën për media, Vitia tha se të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet e cilësuara me rrezikshmëri të lartë, duke përfshirë edhe qytetarët tanë, ku do t’iu kërkohet certifikata e vaksinimit ose testi negativ, sipas medias kosovare.
“Në situatën aktuale jemi të detyruar të ndërmarrim masa që vënë në pah shëndetin publik të qytetarëve. Nga data 20 gusht do të mbyllen klubet e natës, do të ndalohen ahengjet si fejesat, dasmat e tjerë. Nga momenti i publikimit të këtij vendimi në gazetën zyrtare do të shkurtohet orari i gastronomisë. Nuk do të lejohet që asnjë person të futet në ambientet e mbyllura apo në transportin publik pa maskë, edhe pse kjo ka qenë nga masat paraprake, por tani do të rritet mbikëqyrja dhe monitorimi. Të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet e cilësuara me rrezikshmëri të lartë, duke përfshirë edhe qytetarët tanë, ku do t’iu kërkohet certifikata e vaksinimit, testi negativ”, tha Vitia.
Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati, theksoi se do të mbështesin çdo vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, si rrjedhojë e këtyre masave.
Top Channel