Kane ndihet besëprerë, presidenti Levy s’po e mban fjalën

18/08/2021 09:59

Harry Kane mendon se presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy, nuk e ka mbajtur premtimin për ta lënë atë të largohet nga klubi londinez këtë verë.

Burime pranë kapitenit të Anglisë këmbëngulin se ai do të vazhdojë të japë gjithçka për “Spurs”-at, pavarësisht se ndjen se klubi nuk është në nivelin e ambicieve të tij.

Përfaqësuesit e Kane pretendojnë se ishte rënë dakord se ai do të lejohej të largohej nëse “Spurs”-at nuk do të fitonin qoftë një trofe opo nuk do të mundtë kualifikoheshin në Champions League. E vërteta është që Tottenhami e mbylli sezonin e kaluar pa fituar asgjë dhe, fatkeqësisht jashtë katërshes së parë që do t’i jepte mundësinë për të luajtur në kompeticionin e klubeve më të mëdha të Europës. Kapiteni i Anglisë ende shpreson në transferimin e mundshëm te Manchester City para 31 gushtit, që është afati i fundit i merkatos së verës.

Nëse Daniel Levy qëndron i palëkundur dhe vendos të mbajë me çdo kusht, Kane, 28 vjeç, do të kërkojë të riftojë marrë besimin e tifozëve të “Spurs”-ave, të cilët e sulmuan numrin 9 gjatë fitores 1-0 të së dielës ndaj City—t.

Kane nuk ka gjasa të udhëtojë me skuadrën drejt Portugalisë për ndeshjen e play-off-it të së mërkurës në Europa League, kundër Pacos de Ferreira.

Trajneri Nuno Espirito Santo nuk ka dashur të nxitohet me aktivizimin e tij të parakohshëm, pasi sulmuesi nuk e ka ritmin e skuadrës dhe do të punojë në palestër.

Top Channel