Briken Calja, sportisti me rezultatin më të lartë në ekipin kombëtar olimpik në Tokio, sapo ka mposhtur edhe Koronavirusin, me të cilin u infektua me të mbërritur në Shqipëri. Për Top Channel ai tregon 15 ditët e karantinimit.
“Sapo erdhëm nga Olimpiada pas 4-5 ditësh rezultova pozitiv me Covid-19. Realisht ne jemi mbrojtur shumë atje pasi ishim pjesë e garës nuk di të them se ku mund ta kem marrë, ndoshta e kemi marrë në aeroport. Unë i kam bërë të dy dozat e vaksinës Pfizer dhe realisht e kalova lehtë”.
Megjithatë për një sportist që është mësuar të stërvitet papushim si kanë qenë këto 15 ditë karantine?
“Unë kam shtang në shtëpi dhe nuk është se kam qëndruar pushim fare sepse i kam marrë të gjitha masat. Nuk mund ta lë stërvitjen për një periudhë kaq të gjatë. Nuk më ka penguar fakti që isha me virus dhe i mora të gjitha masat për t’u stërvitur”.
Cili është plani sportiv i Caljes tani pas Olimpiadës?
“Kam bërë planin për kampiopnatin botëror, vjen shpejt në muajin nëntor dhe zhvillohet në Peru. Duhet të bëhem gati tani, pasi i kaluam edhe këto probleme të fundit dhe jam mirë, besoj nuk ka asnjë lloj problemi të rikthehem në stërvitje”.
Top Channel