I vunë flakën mbeturinave, zjarri në Berat djeg disa hektarë tokë bujqësore

18/08/2021 20:12

Fshati Starovë i Beratit është përfshirë nga flakë masive këtë pasdite.

Dyshohet se kanë qenë fermerët që kanë ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe mbetjet bujqësore, por era ka bërë që flakët të përhapen më tej. Janë djegur shkurre, ndërsa rrezikuan tokat bujqësore dhe pemët frutore. Raportohet për 2 hektarë misër, vreshta e pemë frutore të shkrumbuara.

Në zonë po punojnë zjarrfikësit, të cilët kanë vënë nën kontroll shumicën e vatrave.

Zjarret e shkaktuara qëllimisht ose nga pakujdesia, nga vetë banorët, ka shkaktuar dëme të mëdha në pyjet e vendit, gjatë kësaj vere. Zjarret kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe kanë marrë dy jetë njerëzish.

FOTO GALERI
13/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA