Habit deklarata e gruas: Jam martuar me fantazmën e Michael Jackson, ai e përdor trupin tim për…

18/08/2021 11:06

Një grua i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj duke thënë se është martuar me fantazmën e Michael Jackson.

Kathleen Roberts, e cila pretendon të jetë si Marilyn Monroe ka folur për lidhjen e saj me mbretin e Popit në një artikull online duke thënë se Jackson pëlqen personalitetin e saj, këmbët dhe duart e vogla.

Ndër të tjera thotë se këngëtari nuk kryen marrëdhënie intime me të, por i pëlqen të përdorë trupin e saj për të kërcyer, kënduar dhe për të ngrënë ëmbëlsira.

Në një video shpjegon se si Michael, i cili vdiq në vitin 2009, i propozoi me një unazë rozë. Sidoqoftë, Kathleen tha se fantazma lufton me intimitetin fizik dhe do ta ndëshkojë nëse përpiqet ta çojë marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër.

 

FOTO GALERI
3/8

Top Channel