Priste 12 kilogramë marijuanë me vlerë mbi 100 mijë euro nga Çekia, por surpriza në derë ishte krejt tjetër… policia
Ministri grek i Migracionit, Notis Mitarakis tha ditën e sotme se Greqia nuk do të lejojë refugjatët nga Afganistani të kalojnë kufijtë e saj për në Bashkimin Evropian.
“Vendi ynë nuk do të jetë një portë drejt Evropës për emigrantët ilegalë afganë”, tha Mitarakis në një deklaratë.
Pas një takimi të kryesuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Këshilli i Qeverisë Greke për Punët e Jashtme (KYSEA) tha se autoritetet do të koordinojnë kthimin e sigurt të individëve dhe familjeve të tyre që bashkëpunuan me forcat greke në Afganistan.
Sipas “Athens-Macedonian” diskutimet u zhvilluan si në nivelin evropian, në atë dypalësh, si dhe në nivel kombëtar për nevojën për të mbrojtur kufijtë dhe për të shmangur një krizë të re humanitare.
Top Channel