Një automjet i parkuar në lagjen “Kala” të Elbasanit është djegur plotësisht pasditen e sotme.
Dyshohet se mjeti në pronësi të 22-vjeçarit me iniciale E.S. u përfshi nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:55, ndërkohë që në vendngjarja ka mbërritur grupi hetimor, për të zbardhur të gjithë ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.08.2021, rreth orës 17:55, në lagjen “Kala”, Elbasan ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit E.S., 22 vjeç, banues në Elbasan , i cili ishte i parkuar.
Si pasojë e zjarrit, automjeti është djegur pjesërisht.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.
Top Channel