Barça i jep një tjetër shans Coutinhos pas largimit të Messit

18/08/2021 12:41

Philippe Coutinho qëndron edhe një sezon te Barcelona. Trajneri Ronald Koeman dhe sekretariati teknik kanë marrë vendimin për t’i dhënë atij një shans të ri.

Barcelona u përpoq gjatë verës t’i gjente ekip të ri brazilianit, por ka qenë praktikisht e pamundur, sepse lojtari u dëmtua dhe nuk luajti në miqësoret parasezonale, që do të shërbenin si vitrinë për të.

Si rrjedhojë, në zyrat e Barçës nuk ka mbërritur asnjë ofertë për brazilianin. Kjo ka qenë një nga arsyet pse është vendosur që ai të mbetet te “blaugranat”. Trajneri holandez i ka besuar gjithmonë futbollistit. Në fakt, kur mbërriti verën e kaluar, tha se donte që ai të qëndronte. Coutinho e filloi këtë fazë të re mirë me holandezin, por performanca e tij ishte në rënie me kalimin e ndeshjeve derisa u lëndua.

Koeman mbështetet përsëri tek për shkak të rrethanave në të cilat gjendet skuadra, pasi tashmë është shëruar nga ai dëmtim. Një nga pretendimet për të justifikuar përformancën e dobët të Coutinhos në “Capm Nou” ishte prania e Messit, i cili luante në të njëjtin pozicion dhe ishte i paprekshëm. Tani panorama ka ndryshuar me largimin e argjentinasit. Ai pozicion mbetet i lirë, edhe pse do të ketë konkurrencë, pasi Griezmann dhe Memphis gjithashtu veprojnë në atë atë pjesë të fushës.

Top Channel