15% e amerikanëve besojnë se SHBA kontrollohet nga një grup elitar pedofilësh që adhurojnë satanin (sondazhi-fotot)

18/08/2021 17:39

Në një sondazh të kryer së fundmi në SHBA nga Instituti i Besimit Publik (Public Religion Research Institute, PRRI) në lidhje me ato që njihen si “teori konspiracioni”, u zbulua se megjithse shifra është në rënie, të paktën 15 përqind e amerikanëve besojnë se vendi dhe bota kontrollohet nga një grup elitar personash okultë, të gjithëfuqishëm.

Sondazhi po kryhej në fakt në lidhje me mbështetjen për grupin më të njohur të konspiracioneve në SHBA, QAnon, por instituti nuk pyeste drejtpërdrejt qytetarët nëse besonin në të, por nëse besonin në parimet kryesore të lidhura me konspiracionin. Nga 5,149 të rriturit e anketuar (18 vjec e lart) që jetojnë në SHBA, 15 ishin dakord me deklaratën se “qeveria, media, dhe bota financiare në SHBA, kontrollohet nga një grup pedofilësh adhurues të Satanit, që komandojnë një rrjet global të trafikut seksual të fëmijëve”.

Besimi ishte më i theksuar se ata që merrnin informacionin e tyre nga rrjete amerikane të djathta si ‘One America News Network’ (OANN) apo Newsmax (40 përqind), nga njerëz që nuk ndiqnin fare lajmet (21 përqind), ose nga njerëz që ndiqnin rrjetin Fox News (18 përqind).

Një tjetër besim i testuar ishte ai që thotë se “një stuhi madhore do të ndodhë së shpejti që do të zhdukë elitat në pushtet dhe do të rivendosë liderët legjitimë, që është një tjetër nga parimet  thelbësore të grupit QAnon, e cila pranohej nga të paktën 20 përqind e të anketuarve.

Parimet besoheshin më shumë nga votuesit republikanë (28 përqind) sesa nga demokratët (14 përqind).

Grupi amerikan QAnon përfshin një seri besimesh te tilla deri tani të pabaza, dhe është nisur nga një përdorues anonim në rrjetet e mesazheve 4chan e 8kun, i cili pretendon se ka akses të vecantë “Q clearance” në të dhënat e fshehta të sigurisë së SHBA.

Përdoruesi që më pas u bë i njohur vetëm si “Q”, kishte parashikuar dhe fitoren e Trump në zgjedhjet e nëntorit dhe shtonte se Trump do të ekspozonte korrupsionin e atij që njihet si “deep state” (shteti i nëndheshëm i SHBA).

Por humbja e Trump ka reduktuar mbështetjen për grupin konspirativ.

Në një tjetër pyetje të sondazhit të fundit zbulohej se një pjesë e konsiderueshme e njerëzve besonin se “gjërat kanë dalë aq shumë nga binarët, prandaj patriotët e vërtetë amerikanë duhet të përdorin dhunën e armët për të shpëtuar vendin (15 përqind).

Duke vijuar me parimet e QAnon, studimi zbuloi se 10 përqind e amerikanëve besojnë se “vaksina e COVID-19 përmban një mikroçip mbikqyrjeje, që është sinjali i bishës në profecitë biblike”. Kjo e fundit besohej nga 40 perqind e mbeshtetesve te QAnon dhe nga 1 perqind e refuzuesve te grupit./ iflscience.com/

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA