Priste 12 kilogramë marijuanë me vlerë mbi 100 mijë euro nga Çekia, por surpriza në derë ishte krejt tjetër… policia
Najia ishte në shtëpi së bashku me tre djemtë dhe vajzën e saj kur luftëtarët talebanë trokitën në derën e tyre!
Vajza e Najias, Manizha, 25-vjeçe, e dinte që ata do të vinin, ndërsa nëna e saj i kishte treguar se kishin bërë të njëjtën gjë tre ditët e mëparshme, duke kërkuar që ajo të gatuante ushqim për 15 ushtarë.
“Nëna ime ime u tha atyre: Jam e varfër, si mund të gatuaj për ju?”, tregon vajza 25-vjeçare.
“Fill pas kësaj talibanët filluan ta rrahin! Nëna ime u rrëzua dhe ata e goditën atë me armët e tyre, AK47s”.
Vajza tregoi më tej se ajo u bërtiti luftëtarëve të ndalonin, por ata u ndalën vetëm një moment para se të hidhnin një granatë në dhomën ngjitur dhe të largoheshin ndërsa flakët u përhapën. Nëna e katër fëmijëve ndërroi jetë nga dhuna.
Sulmi vdekjeprurës i 12 korrikut në shtëpinë e Najias ishte një tragjedi dhe një kërcënim me të cilin përballen tani gratë në të gjithë Afganistanin pas marrjes nën kontroll të kryeqytetit Kabul nga ana e Talibanëve.
Një histori tragjike, për të cilën CNN përdori pseudonimet për Najia dhe Manizha, në mënyrë që të ruante identitein e tyre për arsye sigurie.
Në 10 ditë, militantët talebanë pushtuan dhjetëra kryeqytetet krahinore të lëna të prekshme nga tërheqja e trupave amerikane dhe aleate.
Shpejtësia e përparimit të militantëve i kapi banorët vendas në befasi. Disa gra thanë se nuk kishin kohë për të blerë një burkë në përputhje me rregullat e talebanëve që gratë duhej të mbuloheshin dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull kur të dilnin nga shtëpia.
Për gratë e Afganistanit, pëlhura e rrjedhshme përfaqëson humbjen e papritur dhe shkatërruese të të drejtave të fituara gjatë 20 viteve – e drejta për të punuar, studiuar, lëvizur dhe madje edhe të jetojë në paqe – nga e cila ato kanë frikë se nuk do të rimarrin kurrë.
Top Channel