Të gjesh personin e veçantë në jetën tënde është diçka e mrekullueshme, por kur është fjala për kafshët kjo kthehet në diçka shumë të rrallë.
Llogaritet se 90% e specieve të zogjve kanë vetëm një partner për të gjithë jetën, por kjo nuk mund të thuhet edhe për kafshët.
Në botën e gjitarëve llogaritet se vetem 3% deri në 5% e specieve (pa përfshirë njeriun) krijojnë lidhje monogame, por dhe në këtë rast çështja është e komplikuar.
Lidhja e përjetshme me një partner është e rrallë por përsëri mund të gjendet në botën e kafshëve, që prej atyre kanine si ujqërit, deri te speciet e krimbave, që e ngrejnë në një tjetër nivel këtë lloj partneriteti.
Në galerinë e mëposhtme gjejmë shtatë nga kafshët që krijojnë lidhje “afatgjata” në kuptimin e plotë të fjalës …
Ujqërit – Çifti i pushtetit
Në tufat e ujqërve gri, është zakonisht vetëm mashkulli dhe femra Alfa që lejohen të pjellin. Dyshja janë çift për tërë jetën dhe qëndrojnë kështu që të përforcojnë rolin e tyre si udhëheqës të tufës. Ata lindin çdo vit këlyshët e tyre dhe sigurojnë stabilitet për pjesën tjetër të ujqerve.
Lundërzat – Kujdesje të përbashkëta
Për lundërzat euroaziatike, monogamia është më shumë leverdi sesa romancë. Ndryshe nga homologet e tyre amerikano-veriore të cilat çiftohen edhe me partnerë të tjerë, ato euroaziatike lidhen njëherë e përgjithmonë, si një mënyrë për të rritur shanset e tyre te mbijetesës.
Çiftet e gibonëve, qëndrojnë bashkë e këndojnë bashkë
Shumë çifte njerëzore mund të kenë këngën e tyre, të njohur në një moment të rëndësishëm të lidhjes, por për majmunët gibonë (Hilobatidae) kënga është në fakt ajo që i tërhoqi ata për t’u bashkuar që në momentin e parë. Çiftet e gibonëve performojnë ‘duete’, një seri klithmash vokale që kombinon thirrjet e çiftimit dhe me tej te lidhjes se tyre, cka bëhet pjesë thelbësore e marrëdhënies së tyre afatgjate.
Minjtë e Kalifornisë, i rezistojnë tundimeve
Minjtë e Kalifornisë (Peromyscus californicus) formojnë cifte të përjetshme, por jo gjithçka shkon vaj për ta.
Edhe në kushte laboratorike ato mbeteshin besnikë ndaj partnerit të tyre kur vendoseshin në kafaz me një tjetër mi, por pas ribashkimit me partnerin një sherr i ashpër klithmash niste mes tyre, deri në rigjetjen e ekuilibrit të marrëdhënies.
Hardhucat kurriz-shkëlqyer
Monogamia afatgjatë është e rrallë te zvarranikët e vegjël, por te kurriz-shkëlqyerat (të njohura gjithashtu si ‘hardhucat e përgjumura të Australisë’) ka një përjashtim.
Megjithse ato jetojnë kryesisht të vetmuara, hardhucat e ngadalta kthehen te i njëjti partner vit pas viti në sezonin e çiftimit.
Krimbi Diplozoon paradoxum
Edhe ku krimb parazitar që jeton në velëzat e peshqve ciprinid ose krapit, mund të çiftohet vetëm me një individ, përndryshe nuk arrin të mbijetojë.
Shkabat e zeza
Ndryshe nga gjitarët, të zogjtë monogamia është diçka natyrale. Kështu dhe shkabat e zeza (Coragyps atratus), nisin ritualin e joshjes kur mashkulli zbulon femrën e dëshiruar, për të cilët kryen vallëzimin në ajër për të shprehur interesin. Pas lëshimit të vezëve çifti i shkabave kujdeset të dy për ngrohjen e tyre, me turne 24-orëshe, dhe më pas në ushqimin e të vegjelve.
Top Channel