Pas triumfit të talebanëve, Macron përkujton 90 ushtarët francezë të vrarë në Afganistan

17/08/2021 08:26

Pas kaosit të krijuar në Afganistan dhe triumfin e talebanëve, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka përkujtuar ushtarët francezë që ndërruan jetë gjatë misioneve të ndryshme në Afganistan.

Macron në një postim në profilin e tij në Facebook shkruan se ushtria franceze ka qenë e angazhuar për 13 vite në Afganistan, nga viti 2001 deri në vitin 2014. Gjatë kësaj periudhe 90 ushtarë francez kanë humbur jetën.

“Ushtria e vendit tonë ka qenë e angazhuar në Afganistan për 13 vite, nga 2001 deri në 2014. 90 ushtarë të ushtrisë sonë kanë humbur jetën atje. Mendimet e mia janë për ta dhe familjet e tyre. Ata vdiqën për Francën. Ne nuk do t’i harrojmë ata”- shkruan Macron.

Top Channel