Çudia nga Turqia, goditi shokun e skuadrës, merr karton të kuq

17/08/2021 19:29

E pazakontë ajo që ndodhë në ndeshjen e kampionatit turk mes Girensunsporit dhe Gaatasaray-t, e përfunduar 0-2 në favor të ekipit nga Stambolli.

Mbrojtësi i Galatasaray-t, braziliani Marcao, “u çmend” kur kishin kaluar pak më shumë se 15 minuta nga starti i pjesës së dytë, teksa u fokusua nga kamerat duke goditur disa herë (me kokë dhe me grushte) shokun e skuadrës, Akturkoglu.

Arbitri, i cili ndërhyri pak më vonë, pasi ndërhyrjes së sistemit VAR, i nxori kartonin e kuq mbrojtësit pas asaj që pa në ekran.

Tashmë Marcao rrezikon një dënim të rëndë si nga komisionet juridike, ashtu edhe nga klubi i Galatasaray-t, që nuk mund të tolerojë një sjellje kaq të shëmtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA