Situata në Haiti, pas tërmetit 7.2 ballë që goditi vendin të shtunën, ka marrë përmasa të frikshme. Numri i viktimave vijon të rritet me ritme të shpejta, kur deri më tani raportohen 1297 humbje jete, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 5.700.
Përmes një deklarate, ku bëri të ditur rritjen e numrit të viktimave dhe të të plagosurve, Mbrojtja Civile tha se shumë qytetarë gjenden ende nën rrënojat e ndërtesave të shembura, duke paralajmëruar kështu një rritje të mundshme të shifrave.
Tërmeti goditi Haitin jugperëndimor, të Shtunën në orën 14:29 me orën shqiptare. Lëkundjet u shënuan 12 kilometra nga qyteti i Shën Louis-di-Sint dhe rreth 160 kilometra nga kryeqyteti, Port-au-Prince, sipas të dhënave nga Instituti Amerikan i Studimeve Gjeofizike (USGS).
Kishat, dyqanet, shkollat, spitalet, shtëpitë: Dhjetëra ndërtesa u dëmtuan ose u shembën plotësisht gjatë lëkundjeve shumë të forta, duke i bllokuar ato brenda nën beton.
Top Channel