Sokol Cikalleshi rezultoi vendimtar për skuadrën e tij me golin e shënuar në fund të takimit me Sivassporin në transfertë, në kuadër të javës së parë të Superligës së Turqisë.
Kur duheshin pak se dy minuta të që mbyllej koha e rregullt, sulmuesi kavajas i Kombëtares Shqiptare përfitoi nga një gabim trashanik i mbrojtësit kundërshtar në kontrollin e topit, duke shënuar një gol me shumë peshë, pasi përcaktoi fituesin në këtë sfidë.
Cikalleshi u aktivizua titullar, sikurse Endri Çekiçi, shoku i tij i skuadrës, me këtë të fundit që la lojën në shtesë, për të fituar sekonda të vyera në mbrojtje të rezultatit.
Sezonin e kaluar, po në Superligën e Turqisë me Konyasporin, Sokol Cikalleshi u aktivizua në 35 ndeshjen ndër të cilat 29 titullar, duke shënuar 8 gola.
Top Channel