Foto ilustruese

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person, i cili është kapur duke transportuar lëndë narkotike. Arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit policor të koduar “Rapshi”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësia e Madhe.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Kastriot Guraj, 44 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa persona kishin  kultivuar bimë narkotike canabis sativa,  në zonën Rapshë, Malësi e Madhe, dhe po e transportojnë në drejtim të Vermosh-Koplik– Shkodër, shërbimet e Policisë në fshatin Rapshë gjatë orëve të vona të natës kanë ndërhyrë për të bërë të mundur bllokimin e mjetit që transportonte lëndën narkotike në gjendje të njomë”, njofton policia.

Si rezultat i operacionit janë sekuestruar edhe 286 kilogramë kanabis i njomë, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë si bashkëautorë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale ”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA