Këngëtarja Jennifer Lopez dhe lojtari i bejsbollit Alex Rodriguez e prishën fejesën në prill të këtij viti, pas tregimeve për lidhjen e tij të supozuar.
Por për këngëtaren me famë botërore nuk vonoi shumë një lidhje e re, pasi ajo e gjeti lumturinë e saj në përqafimin e ish të dashurit të saj, aktorit Ben Affleck. Ndërsa Jennifer Lopez vendosi që të mos rrinte për shumë gjatë beqare, Alexi po e shijon jetën e tij të djalërisë dhe po lëviz nëpër Evropë në shoqërinë e vajzave të pashme.
Pasi vendosi t’i japë një shans dashurisë së saj të madhe që nga rinia dhe të ndahet me Rodriguez, këngëtarja e njohur vendosi të heqë të gjitha gjurmët e tij nga jeta e saj dhe të fshijë fotot e ndara në rrjetet sociale.
Edhe pse shumë fotografi me Jennifer Lopez ende mund të shihen në profilin e Alex, ajo nuk ka më asnjë fotografi që do t’i kujtonte dashurinë e saj të mëparshme.
Top Channel