Ndezi zjarrin për të djegur disa barishte, por flakët dolën jashtë kontrollit, procedohet penalisht dibrani

16/08/2021 11:48

Policia e Dibrës ka proceduar penalisht autorin e dyshuar të një zjarrvëniejeje në Maqellarë.

Policicia njofton se i proceduari është “R. H., banues në Maqellarë, pasi në tokën e tij ka ndezur zjarr e si pasojë zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke tjetër me barishte”.

Materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA