Laporta bën përgjegjës Bartomeun për krizën e thellë financiare të Barcelonës

16/08/2021 20:01

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, bëri përgjegjës paraardhësin e tij, Josep Maria Bartomeu, për humbjet marramendëse financiare të klubit të zbuluara nga auditi.

Laporta u zgjodh president në mars, duke zëvendësuar Bartomeun, pas dorëheqjes së tij në fund të sezonit 2019-20. Bartomeu e la Barçën në kushte të rënda financiare me një borxh rekord mbi 1 miliard euro (849 milionë stërlina/1.18 miliardë dollarë). Laporta i përgjigjet ashpër një letre të Bartomeut, që ua hidhte fajin drejtuesve të rinj të klubit.

“Kur morëm drejtimin e klubit, kërkuam një hua prej 80 milionë eurosh të dhënë nga “Goldman Sachs”, sepse nuk do të kishim qenë në gjendje të paguanim pagat e lojtarëve dhe punonjësve. Bordi i mëparshëm kishte marrë një paradhënie prej 79 milionë eurosh që lidhej me 50 për qind të të drejtave televizive të La Ligas dhe bankat e ngarkuan me 9% interes.

Ulja e pagave nga bordi i mëparshëm nuk ishte e vërtetë. Ne i kemi gjetur ato miliona në lloje të ndryshme shpërblimesh dhe variablash të përfshira në kontratat e reja. Ne kemi gjetur pagesa joproporcionale për ndërmjetësit, menaxherët, transferimet. Një person u pagua 8 milionë euro për të gjetur lojtarë në Amerikën e Jugut.

Letra e Bartomeut është plot gënjeshtra. Ai përpiqet të justifikojë menaxhimin e keq. Është në dëshpërim. Kemi një faturë pagash që përfaqëson 103% të të ardhurave totale të klubit. Përfaqëson 20-25% më shumë se konkurrentët tanë.

Askush nuk do të shpëtojë nga ato përgjegjësi. Situata ekonomike është shqetësuese, dramatike. Barcelona ka një vlerë neto prej minus 451 milionë euro dhe një borxh prej 1.35 miliardë euro.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA