Një aksident është shënuar vetëm pak minuta më parë në qytetin e Korçës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një automjet tip mini cooper ka aksidentuar një vajzë të re, identiteti i së cilës ende nuk dihet.

Ngjarja ka ndodhur pranë terminalit të autobusëve në Korçë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që ambulanca ka transportuar 20-vjeçaren në urgjencë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se drejtuesi i automjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 16.08.2021, rreth orës 11:20, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, Korçë, tek “Terminali i Autobusave”, shtetasi E. F., 27 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Mini Cooper”, ka aksidentuar shtetasen A. S., rreth 20 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit E. F., ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA