Policia ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Mërtishi” dhe ka vënë nën pranga 4 persona.

Në pranga janë vënë shtetasit: Ligor Mihali, 63 vjeç, Julian Mihali, 37 vjeç, Ermal Mihali, 35 vjeç, të tre banues në Mërtish dhe Edi Dhori, 40 vjeç, banues në Divjakë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë në fshatin Mërtish, në banesën e shtetasit Ligor Mihali me një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 800.000 lekë të rinj të cilat dyshohen se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, pas një punë të mirorganizuar nga Komisariati i Policisë Lushnjë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Mërtishi”, ku u godit një grup që shpërndante lëndë narkotike.

Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Ligor Mihali, 63 vjeç, Julian Mihali, 37 vjeç, Ermal Mihali, 35 vjeç, të tre banues në Mërtish dhe Edi Dhori, 40 vjeç, banues në Divjakë.

Këta shtetas u kapën në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në fshatin Mërtish, në banesën e shtetasit Ligor Mihali me një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 800.000 lekë të rinj të cilat dyshohen se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre aparate celularë dhe automjeti tip furgon me të cilin dyshohet se këta shtetas kryenin transportin e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA