“BMW” përplas motoçikletën, plagoset i moshuari. Ja si paraqitet gjendja e tij

16/08/2021 12:56

Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Mollas në Cërrik, ku si pasojë e përplasjes së një makinë tip “BMW” me një motoçikletë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.

Policia bën me dije se i plagosuri është një 77-vjeçar, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 16.08.2021,rreth orës 11:30, në fshatin Mollas , Cërrik,  shtetasi I.M., 43 vjeç, banues në fshatin Shëpanjë, Cërrik,  duke drejtuar mjetin tip “BMW”, është përplasur me një motoçiklet me drejtues shtetasin N.S., 77 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik.

Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili u transportua në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihëm mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA