Bashkia Shkodër ka bërë një pasqyrë të situatës së zjarreve në këtë qark. Në njoftimin për media bëhet e ditur se ka ende vatra aktive, ku disa prej tyre rrezikojnë seriozisht edhe banesa.
Ne Bashkine Fushe-Arrez
Operacioni ka vijuar qe ne oret e para te mengjesit me fluturime nga ajri i shoqeruar me forca tokesore, rreth 30 forca te Bashkise F.Arrez dhe 50 forca mbeshtetese nga ushtria.
Pas disa fluturimeve eshte nderprere operacioni nga ajri i cili krijoi veshtiresi per izolimin e vatres nga forcat tokesore, pasi era e forte e ka bere te pa mundur veprimtarine e strukturave njerezore duke rrezikuar edhe jeten e tyre, per rrjedhoje vatra e zjarrit eshte perhapur se tepermi duke krijuar dy tre vatra te tjera duke ju afruar fshatrave Kryezi dhe kurores se gjelber te Dardhes e cila rrezikohet seriozisht.
Ne oret e mbasdites eshte perhapur nje vater tjeter zjarri ndermjet fshatrave Micoj dhe Lumbardhe, ku rrezikohen edhe shtepi, ne te cilen eshte nderhyre nga strukturat e ushtrise.
Operacioni ne vatren e zjarrit ne Flet gjate gjithe dites eshte monitoruar ne terren nga SECK te Institucionit te Prefektit.
Per diten e neserme eshte organizuar plani operacional me 30 -50 forca te Bashkise, ku kerkohet rreth 100 forca te ushtrise te mbeshtetura edhe me nderhyrjen nga ajri pasi kemi te bejme me tre vatra masive dhe kater minivatra te vogla.
Ne Bashkine Puke
Sa i takon vatres se zjarrit ne Malin e Terbunit, deri ne oren 14.00 te dites sotme zjarri ka qene nen kontroll, ndersa. pas ores 14 .00 zjarri ne vendin e quajtur, midis malit te Terbunit dhe Fushe Kumulli ka dale jashte kontrollit.
Ne operacion sot kane marre pjese 50 forca ushtarake 10 forca zjarrfikese 15 te sherbimit komunitare, 7 forca sherbimit pyjor, ku megjithe punen e bere ka qene e pamundur te vihet ne kontroll nga forcat tokesore, ku per pasoje mund te shkaktoje daljen e zjarrit ne Kuroren e qytetit Puke ne pjesen veriore dhe daljen e zjarrit ne Fushe Kumulli ne pjesen lindore.
Jane marre masa per diten e neserme nga Bashkia Puke ku do te angazhohen 50 forca te Bashkise Puke, dhe kerkohet mbeshtetja me 50 forca ushtarake dhe nderhyrje me helikopter nga ajri.
Ne Bashkine Shkoder
Kemi patur ne oret e mbasdites nje vater zjarrit ne Mazrrek te NjA Guri Zi i cili mbetet problematike.(zjarr ne sip pyjore pisha +shkurre) pas nderhyrjes se strukturave tokesore dhe nje fluturimi nga helikopteri, banesat vleresohen jashte rrezikut per momentin.
Ne operacion i cili ka vijuar per rreth 7 ore kane marre pjese duke shfrytezuar te gjitha kapacitetet, si :
2 mjete zjarrfikse me 6 efektive.
-20 punonjes te sherbimit pyjor.
-6 banore te zones.
– 1 helikopter qe ka kryer nje hedhje uji dhe eshte larguar per furnizim me karburant dhe nuk eshte kthyer me ne vendngjarje.
Nderkohe mjetet zjarrefikse do jene ne gadishmeri per nderhyrje nese vija e zjarrit afrohet tek banesat.
Top Channel