Bota e futbollit është në zi. Paraditen e kësaj të diele ndërroi jetë në moshën 75 vjecare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e alzheimerit, legjenda gjermane e futbollit, sulmues dhe simboli i bayernit të Mynihut dhe përfaqësueses gjermane.

Lajmi i kobshëm u bë i ditur nga vetë klubi bavarez nëpërmjet një komunikate për shtyp. I mbiquajtur ‘Der Bomber’, Gerd Muller shquhej për nuhgatjen e tij të madhe për golin. dhe këtë e vërtetojnë statistikat e regjistruara prej tij. Kështu me Kombëtaren gjermane, gerd Muller ka shënuar  68 gola në 62 ndeshje dhe me Die Mannschaft ka fituar Evropianin në vitin 1972 dhe Botërorin e 1974.

Ndërsa në rang klubesh, Muller, ikona e Bayernit të Mynihut ka një bilanc shumë të pasur prej 566 golash në 607 ndeshje me bavarezët. Gerd Muller u bashkua me Bayernin në vitin 1964 duke fituar me këtë skuadër Kupën Interkontinentale, 3 kupa kampionesh dhe një Kupë Kupash, ndërsa në Gjermani ka fituar 4 tituj në Bundesligë dhe 4 kupa të Gjermanisë.

Vetëm Leo Messi, në vitin 2012, ishte në gjendje të mposhte rekordin e tij për golat e shënuar në një vit (85). Sulmuesi i atij Bayerni legjendar të viteve ‘70 ka fituar edhe një Top të Artë (1970) dhe dy “Këpuca të Arta” (1970 dhe 1972). Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 1981 dhe tani është 74 vjeç.

Deri në sezonin e kaluar, Gerd Muller mbante rekordin me 40 gola të shënuar brenda një sezoni në Bundesligë, rekord që u thye nga ylli aktual i Bayernit, Robert leëandoëski me 41 finalizime. gjithsesi legjenda gjermane e futbollit ka ende rekordin si golashënuesi më i mirë në historine e Bundesligës me 365  gola, ndërkohë që në karrierën e tij është shpallur 7 herë shënuesi më i mirë i kampionatit.

në botërorin e 1974, gerd Muller është heroi i gjermanisë teksa shënoi golin e fitores në finalen përballë Holandës së Johan Cruyff. Pas tërheqjes nga futbolli, gerd Muller qëndroi për shumë vjet te Bayerni teksa ka mbuluar rolin e trajnerit të ekipeve zinxhirë të skuadrës bavareze.

‘Sot është një ditë e trishtuar dhe e errët për Bayernin dhe tifozët e tij-deklaroi presidenti i klubit, Herbert Hainer-Muller ishte sulmuesi më i madh, një njeri i mirë dhe një personalitet në botën e futbollit. i bashkohemi dhimbjes së familjes dhe bashkëshortes së tij, uschi. Bayerni nuk do të ishte klubi që është sot pa gerd Muller. Emri dhe kujtimi i tij do të jetojnë gjithmonë.

 

Top Channel