Policia rrugore vazhdon monitorimin me radar në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan veçanërisht në aksin Sauk-Teg. Edhe pse monitorimi ka qenë i vazhdueshëm sërish ka drejtues të pabindur dhe që shkelin rëndë rregullat e qarkullimit rrugor.

Sipas policisë, 14 drejtues janë gjobitur ose u është pezulluar leja e drejtimi nga 1 deri në 6 muaj pasi janë kapur duke drejtuar mjetin me shpejtësi nga 130 deri në 185km/h.

Gjithashtu 19 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masë administrative nga 3.000 deri në 6.000 lekë të rinj, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit

Njoftimi i policisë rrugore:

Vijon monitorimi me radar 🚔 📸 dhe ✍, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan-Tiranë, aktualisht në aksin🛣️ Sauk-Teg, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor 📸🚔🚓✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore🚑.

Ndërkohë vijon monitorimi dhe me 📟 në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Edhe pse kontrollet janë shtuar së tepërmi në këto akse me risk, dhe gjatë fundjavës ka akoma më shumë kontroll, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe me alkoolin në timon.

Për disa orë monitorim me radar janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative nga 10.000 deri në 40.000 lekë të rinj dhe me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj deri në 6 muaj, 14 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionin 130 km/h – 185 km/h në aksin Sauk-Teg, 🛣✈️✈️, shpejtësi që vrasin jetën.

Dhe 19 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masë administrative nga 3.000 deri në 6.000 lekë të rinj, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Kontrollet po vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat dhe si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë evidentuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit 10 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit 🍺në masë që varionte nga 0.31 mg/l deri 0.47 mg/l si dhe 21 drejtues të tjerë janë proceduar vetëm me masë administrative pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit në masën nga 0.01 mg/l deri në 0.30 mg/l.

Janë arrestuar 6 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur🍺🍺 dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

#zbatoRregullatUdhëtoiSigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos🛫🛣️
#MosPërdor🥃GjatëDrejtimitTë🚘

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA