Sot autoritetet shëndetësore kosovare njoftuan se si pasojë e covid kanë humbur jetën katër persona dhe janë shënuar 1.096 raste të reja. Viktimat ishin nga Komuna e Gjakovës, Vitisë, Skenderajt dhe Rahovecit.

Rastet e reja dalin pas testimit të 7.953 mostrave, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri më i madh i të infektuarve i përket grupmoshës 20-29 vjeç, përkatësisht 332 raste të reja. Po ashtu, 210 persona të grupmoshës 30-39 vjeç janë infektuar në 24 orëshin paraprak.

Ndërkaq, Prishtina ka regjistruar më së shumti raste, përkatësisht 267.

Në 24 orët paraprake, sipas raportit ditor, janë shëruar edhe 53 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.109.

Raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 7.854.

Sipas të dhënave, prej 13 marsit 2020 deri më 15 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 115.151 raste me COVID-19, ku 2.280 kanë përfunduar me fatalitet.

Top Channel