Tiranë/ Bie zjarr në ashensor në një pallat tek “Kthesa e Kamzës”

13/08/2021 14:26
Foto ilustruese

Në katin e shtatë të një pallati tek kthesa e Kamzës ka rënë zjarr në një ashensor si pasojë e shkëndijës elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50 dhe ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikse ka bërë menjeherë evakuimin e banorëve dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel