Një plagosje me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e kësaj të premte në Ksamil, Sarandë.

Sipas informacioneve të dhënë nga policia mësohet se në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur një 33-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 në një dhomë hoteli në Ksamil, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagosurit.

“Rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil”, njofton policia.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave, ndërkohë që janë shoqëruar nga Policia deri në këto momente 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel