Situata në Mbreshtan të Kolonjës, mbetet aktive vetëm një vatër zjarri

13/08/2021 10:47

Vijon të jetë aktive vatra në fshatin Mbreshtan të Kolonjës që prej mbrëmjes së të mërkurës.

Situata është drejt përmirësimit, pasi që prej ditës së djeshme kanë ndërhyrë punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura, dhe zjarrfikësit me mjete rrethanore.

Nga informacionet më të fundit ka mbetur aktive vetëm një vatër, e cila është izoluar dhe flakët janë në rënie. Vijohet të vrojtohet zona për të mos patur një riaktivizim të flakëve.

Top Channel