Dhjetëra emigrantë që kanë punuar me dokumente të rregullta për shumë vite në Itali  protestuan përpara Kryemistrisë  duke kërkuar  njohje te kontributeve që kanë derdhur ne shtetin fqinj.

Protestuesit u zhvendosen para Ministrisë së Jashtme me shpresë së zëri i tyre do dëgjohej,  por as aty  dyert nuk iu hapën.

Emigrantët shqiptarë  akuzojnë qeveritë e dy palëve për  diskriminim dhe  shkelje të të drejtave  të tyre.

Top Channel