Përplasi policët e “Shqiponjës”/ Durrës, ndalohet shoferi, drejtonte mjetin me shpejtësi

13/08/2021 13:47

Një automjet në Durrës është përplasur me patrullën e Forcës së Posaçme “Shqiponja” e cila ishte në shërbim gjatë mesditës së sotme.

Dy policët e identifikuar me inicialet K. H., dhe A. K. kanë qenë duke lëvizur me motor kur janë përplasur nga mjeti tip Benz dhe të dy kanë mbetur të dëmtuar.

Njëri prej tyre u dërgua për trajtim të specializuar te spitali i Traumës në Tiranë, ndërsa tjetri po merr trajtim në spitalin e Durrësit.

Drejtuesi i automjetit, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi me automjetin tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel