Përplasen dy makina në Lezhë, përfundojnë në spital shoferja dhe pasagjerja

13/08/2021 08:35

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lezhë, ku janë përplasur dy automjete.

Nga përplasja, u plagos drejtuesja e mjetit tip “Volkswagen”, e cila është identifikuar me inicialet .R., 23 vjeçe dhe pasagjerja në mjet, të cilat janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 23:30, të mbrëmjes së kaluar, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Volkswagen ” me drejtuese shtetasen E.R., 23 vjeçe, banuese në Mirditë dhe mjeti tip “Benz ” me drejtues shtetasin M.L.,43 vjeç, banues në Lezhë.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe shtetasja A.M.,20 vjeçe, pasagjere në mjet, të cilat janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Top Channel