Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, shkak i zjarrit dyshohet se ishte shkëndija elektrike

13/08/2021 14:47
Foto Ilustruese

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Torovicë të Lezhës.

Sipas forcave blu, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike.

“Rreth orës 13:30, në fshatin Torovicë, Lezhë, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.F. Nuk ka dëmë në njërëz, ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel